Home / Lajme / Efiçiencë / FKEE promovon efikasitetin e energjisë tek nxënësit e SHFMU “Ismail Qemali”

FKEE promovon efikasitetin e energjisë tek nxënësit e SHFMU “Ismail Qemali”

Zëdhënësja e FKEE-së, Fillojetë Konjuhi, mbajti sot një ligjëratë informuese në SHFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku bashkë me nxënësit u diskutua rëndësia e efiçiencës së energjisë dhe mënyrat e kursimit të saj.

Përmes shembujve praktik, nxënësit mësuan se si veprimet e përditshme mund të kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme. FKEE është e përkushtuar në ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e efikasitetit energjetik, duke i parë të rinjtë si bartësit e ndryshimeve pozitive.

Konjuhi gjithashtu i informoi nxënësit dhe i inkurajoi ata të aplikojnë në Konkursin Kombëtar për Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta me temën “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”, i cili është i hapur deri më 20 nëntor.

FKEE shprehu falënderime të veçanta për stafin e shkollës për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë aktivitetit.