Fshati Sojevë i Ferizajt është përmbysur nga ujërat, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin gjatë orëve të fundit.
Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar pamje në redaksi, ku shihet gjendja alarmante e fshatit, me rrugë të përmbytura dhe shtëpi të rrezikuara nga ujërat.
Si pasojë e përmbytjeve, KEDS ka raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona dhe është detyruar të intervenojë me barkë për të kontrolluar linjat dhe rikthyer furnizimin për banorët e prekur.
Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes dhe paralajmërojnë banorët të shmangin zonat e rrezikuara deri në përmirësimin e situatës.



