Zvicra po përgatitet të mirëpresë rreth 85 mijë punëtorë të huaj, si një përgjigje ndaj mungesës së theksuar të stafit të kualifikuar që nga viti 2020. Sektorët më të prekur dhe me nevojë urgjente për punonjës janë shëndetësia, turizmi, hoteleria dhe, ndër profesionet e kërkuara, edhe inxhinieria.
Qeveria zvicerane ka paralajmëruar se hendeku në fuqinë punëtore mund të thellohet edhe më tej në muajt e ardhshëm, duke e bërë rekrutimin ndërkombëtar të domosdoshëm. Paga mujore për punëtorët e huaj pritet të variojë nga 3.500 deri në 6.500 euro, në varësi të profesionit dhe përvojës.
Ndër profesionet më të kërkuara janë mjekët, inxhinierët, specialistët e IT-së, punonjësit e restoranteve, mësuesit dhe punëtorët shtëpiakë. Sektori i shëndetësisë merr vëmendjen kryesore, me një në katër mjekë mbi 60 vjeç, gjë që rrit nevojën për ekspertizë të re.
Aplikimi përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore konsiderohet një nga rrugët më të shpejta për punësim, ndërsa kandidatët që zotërojnë gjuhën gjermane ose italiane do të kenë përparësi të veçantë.



