Home / Lajme / Kosova / Përmbytet nënstacioni i hidrocentralit ‘Dikanca’ në Dragash, KEDS jep detajet

Përmbytet nënstacioni i hidrocentralit ‘Dikanca’ në Dragash, KEDS jep detajet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar më 20.11.2025 se një gyp uji ka përmbytur hidrocentralin “Dikanca” në Dragash, që menaxhohet nga një kompani private.

KEDS ka thënë se përmbytja ka prekur edhe nënstacionin që gjendet në objektin e hidrocentralit, duke lënë pa rrymë fshatarë të atij rajoni.

“Për rrjedhojë, është përmbytur nënstacioni që gjendet në objektin e Hidrocentralit, duke i nxjerrë nga sistemi dy dalje që furnizojnë fshatrat e thella të asaj pjesë deri në Bord”- thuhet në njoftimin e KEDS.

KEDS thotë se ekipet e tij duke ndihmuar në sanimin e gjendjen dhe rikthimin e energjisë elektrike.