Home / Lajme / Tjera / FKEE pjesë e Samitit për Biznesin dhe Industrinë e Gjelbër 2025

FKEE pjesë e Samitit për Biznesin dhe Industrinë e Gjelbër 2025

Prishtinë – Drejtori Menaxhues i Fondit për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë (FKEE), Driton Hetemi, mori pjesë si panelist në sesionin “Lidhja e Politikave me Financimin: Zbatimi i Tranzicionit Energjetik në Kosovë përmes Ankandeve dhe Mekanizmave të Financimit”, gjatë Samitit për Biznesin dhe Industrinë e Gjelbër 2025.

Ngjarja u organizua nga Kosovo CSR Network në partneritet me LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency dhe partnerë të tjerë.

Gjatë diskutimit u theksua roli i FKEE-së në financimin e masave të efiçiencës së energjisë, si dhe mundësitë për zgjerimin e mbështetjes drejt investimeve në energji të ripërtëritshme. Hetemi gjithashtu foli për krijimin e dritareve të reja financiare për sektorin privat dhe për instrumente që mund të lehtësojnë tranzicionin energjetik në vend.

Fondi për Efiçiencën e Energjisë mbetet i përkushtuar të kontribuojë në tranzicionin energjetik të Kosovës përmes instrumenteve të qëndrueshme financiare dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, duke synuar të rrisë kapacitetet dhe investimet në energji të pastër.