Home / Lajme / Tjera / Përzgjedhen pjesëmarrësit e gjeneratës së trembëdhjetë të KEDS Academy

Përzgjedhen pjesëmarrësit e gjeneratës së trembëdhjetë të KEDS Academy

KEDS ka shpallur zyrtarisht listën e nxënësve dhe studentëve të përzgjedhur për t’u bërë pjesë e gjeneratës së trembëdhjetë të programit KEDS Academy.

Pas një procesi të rreptë seleksioni bazuar në rezultatet e aplikimit, kandidatët e suksesshëm do të nisin trajnimin e tyre të përzier teorik dhe praktik në departamente të ndryshme të kompanisë.

Programi i KEDS Academy synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuri profesionale dhe përvojë praktike në sektorin energjetik, duke përfshirë edhe trajnime në terren dhe punë me asete reale energjetike. Ky formim i integruar synon të rrisë mundësitë e tyre për punësim në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Kjo është edicioni i njëmbëdhjetë me radhë i Akademisë, që nga themelimi i saj si program i trajnimit profesional në vitin 2013. Qindra nxënës dhe studentë janë trajnuar deri më sot, dhe shumë prej tyre tashmë mbajnë edhe pozita menaxheriale brenda kompanisë dhe sektorit energjetik.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com