Home / Lajme / Kosova / KEDS: Ngarkesa në rrjet më 14 dhjetor u rrit 14.5% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar

KEDS: Ngarkesa në rrjet më 14 dhjetor u rrit 14.5% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar

Kompania për Distriburimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka thënë se me 14 dhjetor të këtij viti u shënua një rritje me 14.5% të ngarkesës në rrjetin energjetik, në krahasim me të njëjtën ditë të vitit kaluar.

Sipas KEDS-it, me datë 14.12.2025 ngarkesa maksimale ka arritur në 1,223 MW, në krahasim me 1,069 MW sa ka qenë me 14 dhjetor të vitit 2024.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar me 08.12.2025 Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tha që Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” kishte qenë jashtë funksionit, për shkak të disa punimeve.

Në atë ditë, KEK ishte duke operuar me njësitë A4 të Termocentralit “Kosova A” dhe njësitë B1 dhe B2 të Termocentralit “Kosova B’.