Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se të premten ZRrE-ja do të raportojë në komision të Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se për këtë janë dhënë nënshkrimet e opozitës, ndërsa të Vetëvendosjes jo.
‘’Du me bo ekskluzive, të premten është thirr në raportim ZRrE-ja. Do të thotë, hala pa u mbledh mirë komisioni, me anë të nënshkrimeve të deputetëve të opozitës, gjë të cilën i falënderoj… ZRrE-në e kemi thirre, së pari kemi thirrë mbledhje dhe është raportim. Me katër nënshkrime e kemi thirrë. (VV) jo”, ka shkruar Ymeri.
Energjia elektrike ka qenë pjesë e debatit publik së fundmi, me paralajmërimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike si dhe me mundësinë e ndryshimeve në strukturën tarifore, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt te konsumatorët familjarë dhe bizneset.
Krahas kësaj, në ditët e fundit janë raportuar edhe shqetësime lidhur me njehsorët e energjisë elektrike, ku disa qytetarë kanë ngritur dyshime për saktësinë e matjes së konsumit. Këto zhvillime kanë nxitur reagime të shumta nga publiku dhe akterë të ndryshëm politikë, të cilët kanë kërkuar më shumë transparencë dhe sqarime nga institucionet përgjegjëse lidhur me këto çështje.



