Home / Lajme / Energjia e ripërtëritshme / Takim rajonal për Draft Rregulloren e Bashkësive të Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme në Mitrovicë

Takim rajonal për Draft Rregulloren e Bashkësive të Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme në Mitrovicë

Në hapësirat e 7Arte u zhvillua një takim informues për Draft Rregulloren për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme (BEBR).

Në takim morën pjesë përfaqësues nga komunat e rajonit të Mitrovicës – Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Skënderaj, Vushtrri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, sektorit privat, biznesit lokal, investitorëve dhe kompanive të energjisë ripërtëritshme dhe efikasitetit energjetik.

Takimi u organizua në kuadër të projektit EECSOK, i mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ku Community Development Fund (CDF) asiston Zyrën e Rregullatorit për Energji në hartimin dhe finalizimin e rregullores, përcjell Energy Monitor.

Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një kornize të qartë rregullative, si dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive të komuniteteve në tranzicionin energjetik, duke përmirësuar mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përdorim të energjisë nga burimet ripërtëritshme në nivel lokal.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com