Home / Lajme / Rajoni / KESH bleu 1.8 milionë MWh energji për 272 milionë euro në 2025

KESH bleu 1.8 milionë MWh energji për 272 milionë euro në 2025

Gjatë vitit 2025, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH sh.a.) ka zhvilluar një aktivitet intensiv në tregun e energjisë elektrike, duke kombinuar blerjet, shitjet dhe shkëmbimet për të përmbushur detyrimet ligjore dhe për të optimizuar portofolin e saj ekonomik.

Sipas raporti të Entit Rregullator të Energjisë, gjatë vitit 2025, KESH sh.a ka raportuar se ka shitur/blerë dhe shkëmbyer energji elektrike në treg, ku një vend të rëndësishëm e zë përmbushja e detyrimit ligjor për furnizimin e FSHU sh.a. me çmimin e përcaktuar 2.34 Lekë/kWh.

Përgjatë vitit 2025 KESH sh.a. ka shitur energji elektrike për klientët e FMF të lidhur në nivelin e tensionit 6/10/20 kV me 12 lek/kWh.

Gjithashtu përgjatë këtij viti KESH sh.a. ka shitur energji për furnizimin me energji elektrike të ujësjellësave me çmimin e përcaktuar 5.7 Lekë/kWh si dhe ka kryer transaksione shit/blerje energjie me operatorët si OST sh.a., KOSTT, bursën ALPEX sh.a., etj për optimizimin e portofolit ekonomik të saj.

Ndërkohë, energjia elektrike e blerë në treg të liberalizuar sipas detyrimit për shërbimin publik të vendosur në VKM 456/2022, e ndryshuar, përllogaritet në sasinë 1,812,145 MWh me një çmim mesatar 127,5 Euro/MWh ku në total arrin vlerën monetare 272,237,908 Euro për vitin 2025.

Raporti thekson se gjatë muajve prill dhe maj shoqëria KESH sh.a., nuk ka realizuar transaksione energjitike për blerje në treg të parregulluar ndërkohë që përgjatë muajve tetor dhe nëntor ka realizuar shitje për shkak të prurjeve të mëdha, respektivisht 11,008 MWh për muajin tetor dhe 45,691 MWh për muajin nëntor me çmim mesatar të ponderuar 98.3 Eur/MWh, ku në total arrin vlerën monetare të arkëtuar prej 6,688,321 Euro. /ekofin.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com