Energjia elektrike e prodhuar nga HEC-et private dhe parqet diellore në Shqipëri zuri 54% te sasisë se përgjithshme në vitin 2025. Sipas Entit Rregullator, fotovoltatiket realizuan rritje të ndjeshme prodhimi.
Prodhuesit privatë të energjisë elektrike, veçanërisht ata që administrojnë parqe fotovoltaike kanë ndikuar në rritjen e prodhimit vjetor të energjisë në vitin 2025.
Sipas raportit të ERE-s, prodhimi nga centralet e pavarura dhe ato me përparësi arriti në 4 mln Megavat, ose 54% e prodhimit total në vend.
Në ndarjen sipas kategorive, hidrocentralet prodhuan afro 1,3 mln megavat, ndërsa fotovoltaikët rreth 700,000 megavat/orë.
Kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike zuri rreth 18% të kapacitetit total të instaluar në vend.
Në total, gjatë vitit 2025 operuan 52 centrale fotovoltaike, nga të cilat 42 kanë kontrata shitblerjeje me Furnizuesin e Tregut të Lirë, ndërsa pjesa tjetër operon në treg të lirë me çmime të parregulluara.
Raporti nënvizon gjithashtu hyrjen në prodhim të kapaciteteve të reja gjatë vitit. Në 2025 u vunë në funksion 21 impiante, përfshirë 13 centrale fotovoltaike dhe 8 hidrocentrale, me një kapacitet total të instaluar prej 262 MË.
Nga ana tjetër, një park diellor nuk ishte operativ gjatë vitit 2025 për shkak të një defekti të ndodhur në gjysmën e dytë të vitit 2024.



