Home / Lajme / Kosova / KOSTT priti në takim përfaqësues të Bashkimit Evropian, thellohet bashkëpunimi në sektorin energjetik

KOSTT priti në takim përfaqësues të Bashkimit Evropian, thellohet bashkëpunimi në sektorin energjetik

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z. Trim Tërnava, priti në takim Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit nga Bashkimi Evropian në Kosovë, z. Hubert Perr, me të cilin diskutoi prioritetet dhe zhvillimet strategjike në sektorin energjetik në vend.

Gjatë takimit u trajtuan projektet që bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian, me fokus në progresin dhe ndikimin e tyre. Gjithashtu u diskutua Plani i Rritjes, një mekanizëm i Bashkimit Evropian që synon përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe integrimin gradual në tregun evropian, si dhe reformat që burojnë prej tij dhe zbatohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ky plan kontribuon drejtpërdrejt në Agjendën e Reformave dhe mbështet projekte kyçe infrastrukturore, përfshirë avancimin e rrjetit të transmetimit në funksion të tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital, në përputhje me prioritetet e përcaktuara.

Kryeshefi Tërnava vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë mbetet kyç për realizimin e projekteve strategjike dhe avancimin e sektorit energjetik në vend.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com