Home / Lajme / Tjera / SPEK-u lidh marrëveshje me Feka & Partners për mbrojtjen juridike të punëtorëve të KEK-ut

SPEK-u lidh marrëveshje me Feka & Partners për mbrojtjen juridike të punëtorëve të KEK-ut

Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës (SPEK) i është bashkuar zyra e avokatisë Feka & Partners përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi që parasheh këshillim dhe përfaqësim juridik për sindikatën dhe anëtarët e saj.

Sipas njoftimit të zyrës së avokatisë, marrëveshja synon të mbështesë sindikatën në ushtrimin e veprimtarisë së saj dhe t’u ndihmojë anëtarëve në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave që burojnë nga marrëdhënia e punës.

Lajmi është bërë i ditur më 21 tetor nga portali Veriu.info. Sipas këtij mediumi, marrëveshja u mundëson anëtarëve të SPEK-ut që punojnë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) të kenë qasje në shërbime juridike për çështjet që lidhen me të drejtat e tyre si punëtorë.

Veriu.info raporton gjithashtu se edhe punëtorë të tjerë të KEK-ut, të cilët nuk janë anëtarë të kësaj sindikate, kanë shprehur interesim për përfaqësim nga Feka & Partners.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com