Home / Lajme / Energjia konvencionale / Korporata Energjetike e Kosovës: Ndërprerje e përkohshme e elektrofiltrave në “Kosova A”, në proces sanimi

Korporata Energjetike e Kosovës: Ndërprerje e përkohshme e elektrofiltrave në “Kosova A”, në proces sanimi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin Kosova A.

Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, çka ka çuar në ndaljen automatike të sistemit të elektrofiltrave.

Menjëherë pas identifikimit të problemit, ekipet teknike kanë ndërmarrë veprime për diagnostikimin e plotë të shkakut dhe aktualisht janë duke punuar në sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionimit normal të sistemit.

Paralelisht, KEK bën të ditur se janë duke u zbatuar masa parandaluese për të mbrojtur asetet e tjera teknike dhe për të minimizuar çdo rrezik të mundshëm për sistemin.

Korporata thekson se mbetet e përkushtuar për menaxhim profesional të situatës, transparencë ndaj publikut dhe rikthim sa më të shpejtë në operim të plotë, në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com