Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po synon të përfshijë të gjitha komunat e Kosovës në aktivitetet dhe projektet e tij, përmes një serie takimesh me drejtues lokalë me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e prioriteteve në nivel komunal.
Në këtë kuadër, Drejtoresha Menaxhuese, Njomza Hoxha, së bashku me Drejtorin e Operacioneve, Petrit Ahmeti, janë pritur në takim nga Kryetari i Kaçanik, Sabedin Vishi.
Gjatë takimit u diskutua për projektet e reja që pritet të nisin së shpejti, si dhe për rëndësinë e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.



