Home / Lajme / Rajoni / Mali i Zi nis ankandin e parë për energji të ripërtëritshme me mbështetjen e BERZH-it

Mali i Zi nis ankandin e parë për energji të ripërtëritshme me mbështetjen e BERZH-it

Mali i Zi ka nisur ankandin e parë për energji të ripërtëritshme, një hap i rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe rritjes së qëndrueshmërisë së sektorit energjetik, mëson Energy Monitor.

Ky ankand vë në dispozicion një kapacitet prej 250 megavatësh për energji diellore, ku projekti minimal i pranueshëm duhet të ketë të paktën 400 kilovatë.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është përcaktuar më 10 nëntor të këtij viti, ndërsa çmimi maksimal i ofertës është i kufizuar në 65 euro për megavat-orë. Ky mekanizëm i ri konkurrues është krijuar në përputhje me ligjin e ri për burimet e ripërtëritshme të energjisë, i miratuar në gusht të vitit të kaluar, dhe i mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Programi është pjesë e një plani trevjeçar deri në vitin 2027, i cili synon të tërheqë investime private dhe të integruar në mënyrë efektive energjinë diellore në rrjetin kombëtar elektrik. Në kuadër të këtij plani, EBRD ka ofruar mbështetje teknike dhe ndihmë në hartimin e politikave, me financim nga Austrija, Italia dhe Bashkimi Evropian.

Ky ankand parashikon kontrata afatgjata për blerjen e energjisë, zakonisht me kohëzgjatje 12 vjet, që ofrojnë siguri dhe stabilitet për investitorët vendas dhe të huaj. Autoritetet përshkruajnë këtë iniciativë si një hap kyç në përmbushjen e angazhimeve të Malit të Zi ndaj Komunitetit të Energjisë dhe reformave në kuadër të Bashkimit Evropian, raporton Energy Monitor.

Mësohet se ky proces do të ndikojë pozitivisht në konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në rajon, duke hapur rrugën për projekte të reja të energjisë së pastër.

/Energy Monitor