Home / Lajme / Kosova / Ministria e Ekonomisë shpall konkurs për Kryetar dhe dy anëtarë të Bordit të ZRRE-së

Ministria e Ekonomisë shpall konkurs për Kryetar dhe dy anëtarë të Bordit të ZRRE-së

Ministria e Ekonomisë (ME) ka shpallur konkurs për plotësimin e pozitave në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përkatësisht për Kryetar të Bordit dhe dy (2) anëtarë të Bordit.

Sipas njoftimit, të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs ftohen të aplikojnë në përputhje me procedurat zyrtare të përzgjedhjes.

Ministria thekson se procesi synon sigurimin e një përbërjeje profesionale dhe të pavarur të Bordit të ZRRE-së, në funksion të forcimit të rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit të energjisë në vend.

Detajet mbi kushtet dhe afatet e aplikimit janë të publikuara në konkursin zyrtar.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com