Ministria e Ekonomisë ka rikujtuar se kanë mbetur edhe pak ditë për aplikim në konkursin për Kryetar dhe anëtarë të Bordit të Zyra e Rregullatorit për Energji.
Ministria u bën thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar që të aplikojnë brenda afatit të mbetur, duke ndjekur procedurat dhe kriteret e përcaktuara në shpalljen zyrtare, njofton Energy Monitor.
Sipas njoftimit zyrtar, afati i konkurrimit është deri më 27.05.2026, në orën 16:00.
Ky proces lidhet me plotësimin e pozitave drejtuese në institucionin rregullator të sektorit të energjisë, i cili ka rol kyç në mbikëqyrjen e tregut të energjisë në Kosovë, përfshirë tarifat dhe licencimin e operatorëve.
Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimin e kompletuar sipas udhëzimeve në shpalljen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë. Dokumentet kryesore përfshijnë CV, letër motivimi, dëshmi të kualifikimeve dhe përvojës, deklaratën nën betim, si dhe dokument identifikimi dhe certifikatë që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime.
Të gjitha formularët dhe listat kontrolluese shkarkohen nga faqja zyrtare e Ministrisë.
| ME: Kryesues i Bordit të ZRRE SHPALLJA E PLOTË shkarkohet këtu KËRKESA PËR PUNËSIM shkarkohet këtu DEKLARATA NËN BETIM shkarkohet këtu | ME: Anëtar të Bordit të ZRRE-së SHPALLJA E PLOTË shkarkohet këtu KËRKESA PËR PUNËSIM shkarkohet këtu DEKLARATA NËN BETIM shkarkohet këtu |
Aplikimi dorëzohet në formë të mbyllur (zarf) në Ministrinë e Ekonomisë, Zyra nr. 102 (Arkiva), në Prishtinë, me shënimin e emrit dhe pozitës së aplikimit. Për informata shtesë mund të kontaktohet numri 038/200 21524. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.



