Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton se Drejtoresha Menaxhuese, Njomza Hoxha, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Ivica Tanasijeviq.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në projektet e reja që pritet të nisin së shpejti. Këto projekte synojnë t’u ofrojnë komunave mbështetje konkrete përmes skemës kthyese të FKEE-së, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve në ndërtesat publike.
Nga ana e tij, kryetari Tanasijeviq shprehu gatishmërinë dhe interesimin për thellimin e bashkëpunimit me Fondin, si në sektorin publik ashtu edhe në atë rezidencial, me qëllim rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.



