Ministria e Ekonomisë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve përmes një sërë aktivitetesh edukative, kreative dhe ekologjike, me fokus në ndërgjegjësimin për kursimin e energjisë elektrike, mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e burimeve të ripërtëritshme.
Në aktivitet morën pjesë fëmijët e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë, të shoqëruar nga ministrja në detyrë Artane Rizvanolli, zëvendësministrja në detyrë Triera Kasumi Berisha dhe Sekretarja e Përgjithshme Leonita Shabani Mullarama.
Në kuadër të programit, fëmijët mbollën lule në hapësirat e ministrisë, duke përcjellë mesazhe për kujdesin ndaj natyrës dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të gjelbër.
Ministrja Rizvanolli theksoi se edukimi i fëmijëve për energjinë dhe mjedisin përbën një investim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, duke nxitur sjellje të përgjegjshme ndaj burimeve natyrore dhe mjedisit.



