Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka realizuar me sukses instalimin e një sistemi fotovoltaik në Qendrën Sociale-Edukative SOS Kopshti në Prishtinë, në kuadër të masave për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme.
Donacioni i FKEE përfshin instalimin e një sistemi fotovoltaik on-grid me monitorim online, me kapacitet prej 15.5 kWp dhe vlerë të kontraktuar prej 9,693.97 euro. Ky investim kontribuon në uljen e kostove të energjisë elektrike, rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të objektit, si dhe në përmirësimin e kushteve dhe komoditetit për fëmijët dhe stafin e qendrës.
FKEE vijon të mbështesë projekte me ndikim të drejtpërdrejtë social dhe mjedisor, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.



