Home / Lajme / Rajoni / Karakaçi pret Lorkowskin, diskutime për progresin e Shqipërisë në sektorin e energjisë dhe integrimin e tregut

Karakaçi pret Lorkowskin, diskutime për progresin e Shqipërisë në sektorin e energjisë dhe integrimin e tregut

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Enea Karakaçi priti sot në një takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski.

Gjatë takimit u diskutua mbi progresraportin e Shqipërisë në sektorin e energjisë, si dhe mbi pritshmëritë për ecurinë gjatë vitit 2026, i konsideruar si një vit i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit dhe për avancimin drejt integrimit të tregut energjetik.

Palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi çështjet e efiçencës së energjisë dhe përmirësimin e performancës energjetike në ndërtesa.

Ministri Karakaçi vlerësoi bashkëpunimin me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, ndërsa u theksua edhe vlerësimi pozitiv për ecurinë e sektorit energjetik në Shqipëri dhe angazhimin për qëndrueshmëri mjedisore.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com