Home / Lajme / Mjedisi / Fauna e egër e “Bjeshkëve të Nemuna” kapet nga kamerat gjurmuese

Fauna e egër e “Bjeshkëve të Nemuna” kapet nga kamerat gjurmuese

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN) ka vazhduar monitorimin e faunës së egër në Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna përmes përdorimit të kamerave gjurmuese.

Ky aktivitet synon mbledhjen e të dhënave të besueshme mbi praninë, shpërndarjen dhe sjelljen e specieve në habitatet e tyre natyrore. Gjatë monitorimit të fundit janë evidentuar disa lloje të rëndësishme të faunës së egër, përfshirë kaprollin, dhinë e egër, derrin e egër, macen e egër, ariun, ujkun, dhelprën dhe vjedullën.

Sipas IKMN-së, të dhënat e mbledhura dëshmojnë për një biodiversitet të pasur dhe rëndësinë ekologjike të parkut si një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Kosovë për ruajtjen e specieve të egra, përcjell Energy Monitor.

Materialet e publikuara, përfshirë fotografi dhe video, janë realizuar përmes kamerave gjurmuese dhe ofrojnë një pasqyrë të drejtpërdrejtë të jetës së egër në këtë zonë.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me fotografin dhe aktivistin e jetës së egër Blerim Gjoci.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com