Home / Lajme / Mjedisi / Mbahet punëtoria rajonale EU4Green për biodiversitetin në Podgoricë

Mbahet punëtoria rajonale EU4Green për biodiversitetin në Podgoricë

Në Podgoricë është mbajtur punëtoria “EU4Green Biodiversity”, e cila ka mbledhur ekspertë dhe zyrtarë nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për dy ditë diskutimesh mbi mbrojtjen e biodiversitetit dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Në hapje të aktivitetit, Christian Steiner, ambasador i Austrisë në Malin e Zi, theksoi se mbrojtja e biodiversitetit është një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe një pjesë e rëndësishme e progresit drejt përmbushjes së standardeve mjedisore të BE-së.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit punuan mbi udhërrëfyesit kombëtarë për zbatimin e Direktivave të BE-së për Natyrën dhe Rregullores për Speciet Pushtuese Aloktone, duke shënuar një hap të rëndësishëm në harmonizimin me Axhendën e Gjelbër të BE-së.

Punëtoria shërbeu gjithashtu për lançimin zyrtar të fushatës rajonale të ndërgjegjësimit “Speciet Pushtuese Aloktone – Një Kërcënim i Heshtur për Natyrën Tonë”, e cila synon të rrisë vetëdijen mbi ndikimin e këtyre specieve në ekosisteme.

Aktiviteti u organizua nga Agjencia Austriake e Mjedisit dhe u mbështet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, në kuadër të projektit EU4Green.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com