Home / Lajme / Ndërkombëtare / Italia paralajmëron rikthimin e centraleve me qymyr në rast rritjeje të çmimit të gazit

Italia paralajmëron rikthimin e centraleve me qymyr në rast rritjeje të çmimit të gazit

Italia mund të rikthejë në operim centralet me qymyr si masë emergjente, nëse çmimi i gazit natyror arrin ose tejkalon nivelin prej 70 euro/MWh.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike, Gilberto Pichetto Fratin, duke theksuar se bëhet fjalë për një skenar të jashtëzakonshëm dhe jo për një ndryshim të politikës afatgjatë.

Aktualisht, çmimet e gazit janë dukshëm më të ulëta (rreth 40 euro/MWh), por autoritetet italiane po përgatiten për skenarë të mundshëm krize energjetike, të ndikuar nga tensionet gjeopolitike dhe paqëndrueshmëria në tregjet globale, përcjell Energy Monitor.

Italia ka ende disa centrale me qymyr në dispozicion, disa prej të cilave janë jashtë operimit, por mund të riaktivizohen nëse është e nevojshme. Qeveria ka shtyrë gjithashtu afatin për mbylljen përfundimtare të këtyre centraleve deri në vitin 2038, duke i mbajtur ato si rezervë strategjike për sigurinë energjetike.

Megjithatë, përdorimi i qymyrit mbetet një opsion i fundit, pasi vendi vazhdon të synojë tranzicionin drejt burimeve më të pastra të energjisë dhe përputhjen me objektivat klimatike të Bashkimi Evropian.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com