Home / Zgjedhjet / Kurti: Filtrat në “Kosova B” do ta ulin emetimin e pluhurit për 97%, ndotjen e ajrit e ndjejnë edhe mërgimtarët

Kurti: Filtrat në “Kosova B” do ta ulin emetimin e pluhurit për 97%, ndotjen e ajrit e ndjejnë edhe mërgimtarët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë investimet në sektorin energjetik, me fokus modernizimin e termocentraleve të KEK-ut dhe uljen e ndotjes së ajrit në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë një tubimi me bashkatdhetarë në Zvicër, Kurti tha se investimet në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” synojnë garantimin e sigurisë energjetike dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese për dekadat e ardhshme.

“Do të përqendohemi në sigurinë dhe rritjen energjetike të Kosovës, konkretisht në termocentralet e KEK-ut po vazhdojnë investimet që e sigurojnë për 20 vitet e ardhshme. Do ta rrisim kapacitetin e prodhimit dhe do ta ulim ndotjen në përputhje me standardet e BE-së”, deklaroi Kurti, tranmseton Energy Monitor.

Ai u ndal veçanërisht te projekti për vendosjen e filtrave në njësitë e termocentralit “Kosova B”, duke thënë se investimi do të ndikojë ndjeshëm në uljen e ndotjes së ajrit.

“Filterët që do të vendosen në Kosova B do ta ulin emetimin e pluhurit për 97 për qind dhe emetimin e oksideve të azotit për 76 për qind, se e di që ju bashkëatdhetarë kur vini në vendlindje ndotja që ekziston te ne, iu pengon shumë”, u shpreh ai.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com