KEDS ka njoftuar se ka përfunduar me sukses modernizimin e daljes Barani përmes konvertimit të rrjetit nga 10 kV në 20 kV.
Sipas kompanisë, investimi ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për rreth 2,650 konsumatorë.
Projekti, me vlerë mbi 700 mijë euro, ka përfshirë zëvendësimin e kabllove dhe transformatorëve, si dhe rehabilitimin e linjave dhe nënstacioneve energjetike.
KEDS ka bërë të ditur se investimi synon reduktimin e humbjeve teknike dhe uljen e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.
“Një tjetër hap drejt një rrjeti më modern dhe më të besueshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë.



