KEDS-i po realizon tri projekte për modernizimin e rrjetit elektrik në zonën e Buzovikut në Komunën e Gjilanit, me një vlerë të përgjithshme të planifikuar prej 224,160.98 eurosh.
Sipas kompanisë, projektet “Buzoviku”, “Buzoviku TS i Ri 2” dhe “Buzoviku TS i Ri 1” synojnë përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët, rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.
Punimet përfshijnë zëvendësimin e 157 shtyllave të vjetra prej druri me shtylla të reja prej betoni, si dhe instalimin e dy transformatorëve të rinj me fuqi prej 160 kVA dhe 100 kVA, përcjell Energy Monitor.
Deri më tani janë realizuar punime në vlerë prej rreth 95,758 eurosh, bëri të ditur KEDS-i. Sipas kompanisë, investimet pritet të mundësojnë një rrjet më modern dhe më të sigurt për konsumatorët e zonës.



