Home / Lajme / Kosova / Komisioni për Ekonomi shqyrton sot dy projektligje për energjinë

Komisioni për Ekonomi shqyrton sot dy projektligje për energjinë

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion i Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë sot dy projektligje që lidhen me sektorin e energjisë.

Mbledhja është caktuar për orën 13:00, ndërsa në rend dite janë Projektligji nr. 11/L-003 për energjinë dhe Projektligji nr. 11/L-004 për energjinë elektrike.

Këto janë dy nga katër mbledhjet e komisioneve parlamentare të planifikuara për sot në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 10:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të dëgjojë raportimin e drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti. Në të njëjtën kohë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të takohet me kryeshefen ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, njofton Energy Monitor.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025.

Të gjitha mbledhjet do të mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com