Home / Lajme / Tjera / Stafi udhëheqës i KEDS-it përfundon trajnimin për lidership dhe menaxhim organizativ

Stafi udhëheqës i KEDS-it përfundon trajnimin për lidership dhe menaxhim organizativ

Qendrat e Trajnimeve në kuadër të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) kanë organizuar një trajnim të specializuar për stafin udhëheqës të kompanisë për distribuimin e energjisë elektrike KEDS, me fokus në zhvillimin e aftësive të lidershipit dhe përmirësimin e menaxhimit organizativ.

Sipas njoftimit të UBT-së, programi ka përfshirë tema që lidhen me udhëheqjen bashkëkohore, kalimin nga roli i ekspertit në atë të liderit, përgjegjësinë dhe vendimmarrjen, menaxhimin e prioriteteve, delegimin e detyrave dhe rritjen e performancës së ekipeve.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar inteligjencës emocionale në lidership, komunikimit efektiv, ndërtimit të besimit, menaxhimit të konflikteve dhe dinamikës së ekipeve, përcjell Energy Monitor.

Trajnimi është udhëhequr nga rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dr. Besnik Skenderi dhe Dr. Denis Çelçima, përmes ligjërimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike.

Pjesë e programit kanë qenë edhe simulimet e situatave reale të lidershipit, komunikimi me punonjësit, menaxhimi i performancës dhe hartimi i planeve individuale të veprimit për periudhën 30, 60 dhe 90 ditë.

UBT ka bërë të ditur se përmes këtij programi synon të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e stafit udhëheqës për sfidat e menaxhimit në sektorin privat.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com