Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Zjarr në autotransformatorin 400/220 kV në nënstacionin Kosova B, KOSTT: Furnizimi me rrymë nuk është ndërprerë

Zjarr në autotransformatorin 400/220 kV në nënstacionin Kosova B, KOSTT: Furnizimi me rrymë nuk është ndërprerë

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 në nënstacionin Kosova B. KOSTT thotë se incidenti nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik dhe se furnizimi me energji elektrike ka vazhduar pa ndërprerje.

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV), në nënstacionin Kosova B, ka njoftuar Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Sipas KOSTT-it, menjëherë pas raportimit të zjarrit janë njoftuar shërbimet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ekipet teknike të operatorit janë duke vlerësuar dëmet dhe duke shqyrtuar rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria.

KOSTT ka bërë të ditur se incidenti nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës dhe se furnizimi me energji elektrike ka vazhduar pa ndërprerje.

Institucioni ka falënderuar ekipet e zjarrfikësve për ndërhyrjen, si dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në vendin e ngjarjes.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com