Home / Lajme / Kosova / ZRRE siguron mbështetje nga BERZH për zhvillimin e një mekanizmi të ri për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

ZRRE siguron mbështetje nga BERZH për zhvillimin e një mekanizmi të ri për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka siguruar mbështetje teknike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për krijimin e një mekanizmi të ri mbështetës për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) në Kosovë.

Ky bashkëpunim synon të përforcojë kuadrin rregullativ, të përmirësojë klimën për investime dhe të nxisë zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme në sektorin energjetik. Sipas ZRRE-së, mbështetja e BERZH-it do të ndihmojë në rritjen e transparencës, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërtimin e një tregu më konkurrues për energjinë e pastër.

Mekanizmi i ri pritet të krijojë kushte më të favorshme për investime në energjinë e ripërtëritshme, duke e afruar Kosovën më shumë me objektivat e saj strategjike dhe me standardet e Bashkimit Evropian për tranzicionin energjetik.

ZRRE ka theksuar se ky proces do të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, përmes përfshirjes aktive të të gjitha palëve të interesuara dhe përmes një qasjeje të drejtë dhe të qëndrueshme ndaj zhvillimit të sektorit.