Zbulimi u bë në pusin Wolin East 1 (WE1) të CEP, rreth 6 kilometra nga qyteti portual i Świnoujście, në veriperëndim të Polonisë.
Nt. Pusi Wolin East 1 vlerësohet të mbajë 22 milionë ton naftë bruto dhe 5 miliardë metra kub gaz natyror, me koncesionin më të gjerë që potencialisht
përmban edhe më shumë
Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më të madh të naftës konvencionale në Poloni dhe një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës konvencionale në një dekadë, të vendosura pranë brigjeve të Detit Baltik të vendit të Evropës Qendrore.
Zbulimi u bë në pusin Wolin East 1 (WE1) të CEP, rreth 6 kilometra nga qyteti portual i Świnoujście, në veriperëndim të Polonisë.
Shifrat paraprake sugjerojnë se vendi WE1 përmban 22 milionë ton naftë bruto të rikuperueshme dhe kondensat, së bashku me 5 miliardë metra kub gaz natyror të gradës komerciale.
Zona më e gjerë e koncesionit, që përfshin 593 kilometra katrorë, vlerësohet të përmbajë mbi 33 milionë ton naftë dhe kondensat, si dhe 27 miliardë metra kub gaz.
Kjo do të dyfishonte rezervat aktuale të naftës të vlerësuara të Polonisë, të cilat ishin rreth 20.2 milionë tonë në vitin 2023, sipas transmetuesit publik polak TVP.
Nëse konfirmohet, zbulimi do të renditej si depozita më e madhe konvencionale e hidrokarbureve të Polonisë dhe ndër më të mëdhatë në Evropë në 10 vitet e fundit, sipas Agjencisë Polake të Shtypit.
Pusi u shpua duke përdorur një platformë ngritëse në ujëra me thellësi 9.5 metra dhe arriti një thellësi totale vertikale prej 2 minë e 715 metrash.
“Ky është një moment historik si për Central European Petroleum ashtu edhe për sektorin polak të energjisë”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Rolf G Skaar.
“Wolin East është më shumë sesa thjesht një depozitë premtuese – është një mundësi e përbashkët për të zhbllokuar potencialin e plotë gjeologjik dhe energjetik të Detit Baltik”, shtoi ai.
Zbulimi mund të luajë një rol kyç në uljen e varësisë së Polonisë nga lëndët djegëse fosile të importuara, veçanërisht ndërsa vendi kërkon të forcojë autonominë e tij energjetike, raportuan mediat lokale.