Home / Lajme / Mjedisi / Temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve, Pacolli apelon për kujdes maksimal

Temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve, Pacolli apelon për kujdes maksimal

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar zjarret në pyje dhe hamullore gjatë periudhës së temperaturave të larta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se temperaturat e larta dhe tharja e bimësisë rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, biodiversitet, tokë dhe në cilësinë e ajrit.

Ajo paralajmëroi se djegia e hamulloreve dhe mbetjeve bujqësore dëmton pjellorinë e tokës dhe cenon ekuilibrin natyror, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

“Mos digjni hamullore dhe mbetje bujqësore. Mos ndizni zjarre në natyrë. Mos hidhni cigare në pyje apo ambiente të hapura. Raportoni menjëherë çdo zjarr. Të mbrojmë pyjet, tokën dhe natyrën tonë. Çdo veprim i vogël ndihmon mjedisin”, ka shkruar Pacolli.

Autoritetet u bëjnë vazhdimisht apel qytetarëve që gjatë ditëve të nxehta të respektojnë masat parandaluese, pasi zjarret në hapësira të hapura paraqesin rrezik të madh për mjedisin, pronën dhe sigurinë publike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com