Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar konferencën “Varfëria energjetike në Kosovë: Nga padukshmëria te mbrojtja”, në kuadër të projektit PROSPER Plus III, të mbështetur nga Heinrich Böll Stiftung.
Gjatë konferencës u prezantuan qarkore që trajtojnë varfërinë energjetike dhe cenueshmërinë e konsumatorëve, si dhe çështje të vetëkufizimit të konsumit, faturimit, ankesave dhe mbrojtjes së konsumatorëve, përcjell Energy Monitor.
Në diskutim morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, ndërsa në panel ishin Drita Shabani, Udhëheqëse e Sektorit Privat (Rezidencial), dhe Fjolla Qorri nga Balkan Green Foundation.
Konferenca synoi të sjellë në diskutim sfidat me të cilat përballen konsumatorët e cenueshëm dhe mënyrat për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes ndaj varfërisë energjetike në Kosovë.



