Home / Lajme / Mjedisi / Pacolli kërkon qasje të plotë të Kosovës në fondet e BE-së për tranzicionin e gjelbër

Pacolli kërkon qasje të plotë të Kosovës në fondet e BE-së për tranzicionin e gjelbër

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka kërkuar që Kosova të ketë qasje të plotë në mekanizmat e financimit të Bashkimit Evropian për të mbështetur investimet dhe reformat në kuadër të Agjendës së Gjelbër.

Në një konferencë ministrore për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Zabljak të Malit të Zi, Pacolli tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për mbrojtjen e ujërave, menaxhimin e mbeturinave, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër.

Ajo kërkoi që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet e tjera të rajonit dhe të përfshihet plotësisht në mekanizmat financiarë të BE-së, përcjell Energy Monitor.

Sipas Pacollit, qasja në këto mekanizma është e nevojshme për të mbështetur investimet, avancuar reformat dhe përshpejtuar zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Kosovë.

Ajo tha se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për çështjet mjedisore që prekin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com