Home / Lajme / Kosova / Ndërprerja e njësive të Kosovës B: Nga e shtuna ndërpritet furnizimi me ngrohje nga Termokosi

Ndërprerja e njësive të Kosovës B: Nga e shtuna ndërpritet furnizimi me ngrohje nga Termokosi

NP “Termokos” njofton konsumatorët se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në orët e para të së shtunës. 

Kjo ndërprerje e përkohshme do të bëhet për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të TC Kosova B, gjë do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores, që shërben për nevojat e kësaj qendre.

Kjo periudhë e ndërprerjes së përkohshme do të shfrytëzohet për të evituar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes në ditët e para të këtij sezoni ngrohës.

NP “Termokos” do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull

NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ngrohje.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com