Home / Lajme / Mjedisi / Gjobë prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave

Gjobë prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave

Inspektorati i Mjedisit e ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut.

Sipas Inspektoratit, gjatë inspektimit në deponinë e dheut të ndërmarrjes publike lokale “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth saj janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së përcaktuar për deponim.

Inspektorati ka bërë të ditur se, pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e problemit, përcjell Energy Monitor.

Në reagimin e tij, Inspektorati ka theksuar se institucionet publike duhet të japin shembull në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë ligjore për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com