Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), në bashkëpunim me GIZ-in, ka mbajtur takim koordinues me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe përfaqësues të komunave për të diskutuar zhvillimin e mekanizmave të financimit për efiçiencën e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme.
Takimi u organizua në kuadër të projektit “Optimizimi i mekanizmave të financimit të FKEE-së për Efiçiencë të Energjisë dhe Burime të Ripërtëritshme të Energjisë”, pjesë e projektit Kosovo Energy Project, përcjell Energy Monitor.
Gjatë takimit u prezantuan dhe u shqyrtuan dokumentet kryesore të hartuara deri më tani për zbatimin e programit. Përfaqësuesit e komunave patën mundësi të diskutojnë çështje që lidhen me projektin, të kërkojnë sqarime dhe të japin rekomandime për hapat e mëtejshëm.
Projekti financohet nga qeveritë e Gjermanisë dhe Danimarkës, ndërsa zbatohet përmes GIZ-it.



