Home / Lajme / Efiçiencë / Kosova po përgatit planin për renovimin e ndërtesave dhe kursimin e energjisë

Kosova po përgatit planin për renovimin e ndërtesave dhe kursimin e energjisë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka organizuar një punëtori konsultative për Planin e Zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Renovimin e Ndërtesave (SKRN), me synimin që të përcaktohen veprimet prioritare, përgjegjësitë institucionale dhe mundësitë e financimit për renovimin e ndërtesave në Kosovë.

Punëtoria u mbajt më 27 tetor në Prishtinë, me mbështetjen e Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev). Në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, Asociacionit të Komunave të Kosovës, shoqërisë civile dhe ekspertë të angazhuar në këtë fushë, përcjell Energy Monitor.

Diskutimet u përqendruan në masat prioritare për renovimin e ndërtesave, ndarjen e përgjegjësive ndërmjet institucioneve, burimet e mundshme të financimit dhe mekanizmat për monitorimin e zbatimit të strategjisë.

Sipas ministrisë, strategjia dhe plani i zbatimit synojnë që renovimi i ndërtesave të zhvillohet si proces afatgjatë dhe i planifikuar, me përfitime për kursimin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com