Koalicioni qeveritar i Gjermanisë do të arrijë të martën (17.11.2026) ujdi që ta ulë normën tatimore mbi energjinë elektrike, ka deklaruar të hënën kancelari Friedrich Merz, raporton Reuters.
“Ne do të arrijmë një marrëveshje nesër”, ka deklaruar Merz pas takimit në Munih me aleatët e konservatorë të CSU-së.
Merz ka thënë se pret të ketë vetëm një diskutim të shkurtër me partnerët e koalicionit nga partia e qendrës së majtë, SPD, gjatë një takimi të planifikuar të koalicionit.
“Pres që ky të jetë një proces relativisht i shkurtër pasi i shqyrtuam përsëri shifrat gjatë fundjavës. Kështu që nesër mund ta marrim vendimin për uljen e taksës së energjisë elektrike për vitin 2027 në nivelin minimal europian për të gjithë përfshirë edhe amvisëritë”, ka deklaruar Merz.
Faturat e energjisë elektrike në Gjermani mbeten ndër më të lartat në Europë, ndërsa disa sektorë biznesi tashmë përfitojnë nga norma tatimore minimale europiane prej 0,05 centësh euro për kilovat-orë.



