Home / Lajme / Rajoni / Maqedonia e Veriut importon mbi 194 milionë euro energji elektrike për 6 muaj

Maqedonia e Veriut importon mbi 194 milionë euro energji elektrike për 6 muaj

Me qindra miliona euro po harxhon shteti për çdo vit për importin e rrymës. Shifrat variojnë nga viti në vit, në varësi të më shumë faktorëve. Pritet që në të ardhmen ndërtimi i pritshëm i Çebren dhe Galishte, ndërtimi i kapaciteteve për rrymë nga gazi dhe atyre prej erës dhe diellit të ndihmojnë pavarësinë energjetike të vendit.

Me qindra miliona euro po harxhon shteti për çdo vit për importin e rrymës. Shifrat variojnë nga viti në vit, në varësi të më shumë faktorëve. Termocentralet me qymyr dhe gaz aktualisht ofrojnë energjinë bazë të ngarkesës në sistem dhe funksionojnë 24 orë në ditë, por ato rezultojnë në emetime të larta të CO₂, SO₂ dhe lëndëve të tjera grimcore. Mirëmbajtja e tyre është e kushtueshme sepse termocentralet janë të vjetra dhe, përveç kësaj, ne varemi nga karburanti i importuar dhe paqëndrueshmëria e çmimit të tij.

Hidrocentralet e mëdha janë një shtyllë e energjisë bazë me karbon të ulët dhe luajnë një rol të rëndësishëm sepse ato mund të rrisin ose ulin menjëherë prodhimin e energjisë elektrike sipas nevojave të konsumatorit. Megjithatë, ato varen shumë nga reshjet e shiut dhe ndërtimi i digave masive që kërkon investime të larta fillestare.

Sivjet, vetëm në gjashtë muaj të këtij viti, mbi 194 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike nga jashtë. Kjo shumë është pothuajse e barabartë me shumën totale të shpenzuar për të gjithë vitin 2023, kur importet arritën në 260 milionë euro.

Me vite parashikohet rritje të prodhimit vendas të energjisë elektrike dhe një ulje të varësisë nga importi. Mirëpo, akoma nuk është ndërtuar një kapacitet më i madh vendor për prodhimtarinë e energjisë elektrike. Pritet që në të ardhmen ndërtimi i pritshëm i Çebren dhe Galishte, ndërtimi i kapaciteteve për rrymë nga gazi dhe atyre prej erës dhe diellit të ndihmojnë pavarësinë energjetike të vendit.

Rreth 1.356 Gigavat në orë energji elektrike vendase, sipas të dhënave statistikore zyrtarisht të disponueshme nga viti 2024, përfunduan në eksporte, gjë që tregon se bilanci tregtar është i ndjeshëm dhe varet nga kushtet hidrologjike dhe çmimet e bursës.

Megjithatë, vendi ende merr pjesën më të madhe të prodhimit të brendshëm nga termocentralet me qymyr dhe gaz, 2.534 Gigavat në orë në vitin 2024 dhe 1.366 Gigavat në orë nga hidrocentralet e mëdha në vitin 2024. Sipas statistikave, pikërisht në muajt e dimrit, kur rritet konsumi, rritet edhe importi i energjisë elektrike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për periudhën nga nëntori deri në shkurt. “Çebren do të bëhet fakt, është konfirmim se çdo megavat i asaj dige që do të ndërtohet do të jetë një hap drejt pavarësisë sonë energjetike”, thekson Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Ajo njoftoi se shumë shpejt do të dihet se si do të zbatohet projekti i hidrocentralit, për të cilin deri më tani ka pasur 14 tenderë të pasuksesshëm, qoftë tërësisht nga shteti apo me partneritet publik-privat. Shuma e investimit është të paktën një miliard euro, dhe vlerësohet se do të arrijë në një miliard e 300 milionë euro. “Rekomandimi i ekspertëve nga grupi i punës për Çebrenin dhe Galishten ishte që projekti të jetë i yni, në pronësi të shtetit. Tani po kontrollojmë se sa do të kushtojë, minimumi është një miliard euro, shifra arrin në një miliard e treqind milionë euro. E dini se cili është buxheti ynë, kemi disa mundësi, do të shohim se çfarë është më fitimprurëse për ne si shtet sepse një miliard e treqind milionë nuk është një shifër e vogël. Është më mirë nëse është i yni, i Maqedonisë, por duhet të biem dakord menjëherë se sa financim na duhet sepse është një projekt që do të ndërtohet për tetë vjet. Le të shohim se çfarë do të thotë kjo financiarisht për ne, nëse do të jetë 100 për qind i yni apo një partneritet publik-privat që do ta dimë, shpresojmë, në një kohë shumë të shkurtër”, tha Bozhinovska .

Ajo siguron se Qeveria nuk ka hequr dorë nga projekti i Luginës së Vardarit në kurriz të ndërtimit të hekurudhës me shpejtësi të lartë në Korridorin 10. Vlerësohet se nevojiten më shumë projekte në fushën e energjetikës për pavarësi energjetike. “Duhet të zbatohet dhe duhet të ndërtohet një termocentral më i madh me gaz për të balancuar sistemin e prodhimit të energjisë elektrike. Dhe është radha e shtetit të përmbushë këto pritje. Ajo që shteti mund të bëjë vetë ose përmes partneriteteve publiko-private duhet të bëhet”, deklaroi kohë më parë Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRR), Marko Bislimoski.

Kësaj vere nisën tre projekte të mëdha energjetike për pavarësinë dhe stabilitetin energjetik të Maqedonisë. Tre javë më parë, në afërsi të Shtipit do të vendoset gurthemeli i Parkut të Energjisë Eolike, të cilin do ta ndërtojë kompania “Alcazar Energy”, një investim me vlerë mbi 500 milionë dollarë. Parku i energjisë me erë, i cili është investimi më i madh në burimet e rinovueshme në rajon, do të vendoset midis Shtipit, Karbincit dhe Radovishit në një sipërfaqe prej afërsisht 326 hektarësh. Është planifikuar të ketë 55 mullinj me erë që do të prodhojnë energji elektrike që do të përmbushë nevojat e rreth 100 mijë familjeve.

Gjithashtu nisi ndërtimi i ndërlidhësit të gazit me Greqinë prej 66.7 kilometrash, që shtrihet nga Gjevgjelia në Negotinë. Ky tubacion do të ketë një kapacitet fillestar prej 1.5 miliardë metrash kub gaz në vit, me mundësinë e rritjes së tij në 3 miliardë metra kub. Vlera financiare e projektit, është afër 60 milionë euro. Financimi u sigurua përmes dy kredive, njëra nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) në shumën prej 28.9 milionë eurosh dhe një tjetër nga BERZH në shumën prej 45 milionë eurosh, si dhe përmes një granti investimi prej 12.5 milionë eurosh, të siguruara përmes instrumentit IPA të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu grupi Turk Kazançı po planifikon investimin me shpejtësi të plotë dhe tashmë po kërkon vende për ndërtimin e centraleve të bashkëgjenerimit. Sipas Konstantin Dimitrov, ndërtimi i ndërlidhësit të gazit do të thotë stabilitet më i madh në furnizim, kosto më të ulëta prodhimi për kompanitë, por edhe fitime për shtetin nga tranziti i gazit në Serbi. “Pikërisht lidhja e investimeve në gazsjellësin, termocentralet e kombinuara dhe një rrjet uji të ngrohtë mund të sjellin si ngrohje qendrore në disa qytete ashtu edhe kosto më të ulëta ngrohjeje për banorët atje. Kompania Kazanxhi Group duhet të zgjedhë një vendndodhje me një dendësi më të lartë popullsie për të ndërtuar termocentralet dhe rrjetin sekondar”, thotë eksperti i energjetikës Konstantin Dimitrov. Ndryshe, ndër projektet e tjera të rëndësishme janë edhe transformimi i termocentraleve “Manastiri 1 dhe 2” dhe “Osllome 2” në qendra moderne diellore, zgjerimi i parkut të erës “Bogdanci”, ndërtimi i një ferme të re diellore dhe një parku ere pranë Miravcit.