Home / Lajme / Tjera / Coffee Hour #13 diskuton ndikimin e tranzicionit të gjelbër në NVM-të në Kosovë

Coffee Hour #13 diskuton ndikimin e tranzicionit të gjelbër në NVM-të në Kosovë

Sot u mbajt Coffee Hour #13, ku përmes ligjëratës dhe diskutimit me Blerinda Veliun, eksperte e qëndrueshmërisë, u theksua ndikimi i Tranzicionit të Gjelbër në bizneset e vogla dhe të mesme (NVM-të) dhe rëndësia e matjes, raportimit dhe adaptimit për kompanitë.

Gjatë sesionit u trajtuan çështje kyçe si ndikimi i ndryshimeve klimatike në ekonomi dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe rëndësia e përshtatjes së sektorit privat. U diskutua gjithashtu roli i Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, mekanizmit CBAM dhe raportimit të detyrueshëm të qëndrueshmërisë sipas CSRD/ESRS.

Pjesëmarrësit u njohën me mundësitë për të hyrë në tregje të reja, financim dhe partneritete, si dhe mënyrat për të rritur konkurrueshmërinë dhe për t’u përshtatur me transformimin e gjelbër. Me shembuj konkretë, statistika dhe rekomandime të zbatueshme, diskutimi i dha pjesëmarrësve njohuri të vlefshme për t’i kthyer kërkesat e reja evropiane në avantazh strategjik për bizneset e tyre.

Coffee Hours do të vazhdojnë me edicione të reja, duke ofruar platformë për diskutime të thelluara mbi qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë (EECSOK)”, i implementuar nga Community Development Fund (CDF) dhe mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, në bashkëpunim me 7 Arte, EC Ma Ndryshe dhe Rilindja Gjelbër.