Home / Lajme / Ndërkombëtare / Kina do t’i dërgojë Ukrainës një paketë ndihme energjetike humanitare

Kina do t’i dërgojë Ukrainës një paketë ndihme energjetike humanitare

Kina do t’i dërgojë Ukrainës një paketë ndihme energjetike humanitare, ka njoftuar ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, pas një takimi me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi në Mynih, ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë.

Gjatë takimit në Mynih, Sybiha falënderoi Pekinin për vendimin dhe e përshkroi bisedën me Wang Yi si të substancëshme dhe produktive, ndërsa palët diskutuan edhe për marrëdhënie tregtare, zhvillimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe për rolin e Kinës në nxitjen e paqes dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.

Sybiha gjithashtu tha se informoi Wang Yi për situatën në vijën e frontit dhe për sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dhe e ftoi homologun kinez të vizitojë Ukrainën.