Home / Ngjarje / Në Prishtinë më 7 tetor mbahet Forumi i Shkencës Klimatike të Kosovës

Në Prishtinë më 7 tetor mbahet Forumi i Shkencës Klimatike të Kosovës

Hulumtues, vendimmarrës dhe profesionistë të fushës do të mblidhen më 7 dhe 8 tetor në Prishtinë për Forumin e Shkencës Klimatike të Kosovës, i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Nga njohuritë klimatike te veprimi klimatik”.

Forumi do të fokusohet në mënyrën se si shkenca klimatike, kërkimi dhe ekspertiza mund të përdoren për të mbështetur veprime dhe politika të informuara për ndryshimet klimatike në Kosovë.

Takimi do të mbahet në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë dhe pritet të mbledhë përfaqësues nga komuniteti akademik, institucionet publike dhe profesionistët që punojnë në fushën e klimës, përcjell Energy Monitor.

Forumi organizohet nga GIZ Kosovo, në emër të Qeverisë së Gjermanisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Fokusi i këtij edicioni është lidhja më e drejtpërdrejtë mes njohurive shkencore dhe veprimit klimatik, në një kohë kur Kosova po zhvillon politika dhe plane që lidhen me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe tranzicionin drejt një ekonomie me më pak emetime.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com