Home / Vende pune / KESCO: Specialist/e për Furnizim të Konsumatorëve (2)

KESCO: Specialist/e për Furnizim të Konsumatorëve (2)

Specialist/e për Furnizim të Konsumatorëve (2)
Lokacioni: Prishtinë
Departamenti: Departamenti për Tregtim dhe Shitje
Data e skadimit: 26-03-2026

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti për Tregtim dhe Shitje më datë 09-03-2026 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhon dhe mirëmban marrëdhëniet me konsumatorët e energjisë elektrike, si në tregun e rregulluar ashtu edhe në tregun e hapur.
  • Analizon të dhënat e konsumit të energjisë elektrike dhe përgatit raporte për planifikimin dhe nevojat e furnizimit të konsumatorëve.
  • Merr pjesë në përgatitjen e ofertave, kontratave dhe dokumentacionit për furnizim me energji elektrike për kategori të ndryshme të konsumatorëve.
  • Koordinon aktivitetet operative që lidhen me furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike, duke siguruar realizimin e tyre në përputhje me planet operative dhe procedurat në fuqi.
  • Monitoron konsumet dhe devijimet e konsumatorëve dhe propozon masa për optimizimin dhe menaxhimin efikas të furnizimit me energji.
  • Përgatit dhe publikon shpallje për tenderë për shitje apo blerje të energjisë elektrike, si dhe harton raportet dhe njoftimet përkatëse për rezultatet.
  • Monitoron zhvillimet në bursat dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike dhe analizon lëvizjet dhe trendet e çmimeve.
  • Grumbullon, përpunon dhe raporton të dhëna ditore dhe mujore mbi çmimet dhe zhvillimet në tregun e energjisë elektrike.
  • Koordinon aktivitetet me departamentet relevante dhe me operatorët e tregut të energjisë për realizimin e proceseve të furnizimit dhe tregtimit.
  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin, raportimet dhe faturimet që lidhen me furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.
  • Merr pjesë në komisione dhe grupe pune që lidhen me realizimin e planeve të furnizimit dhe objektivave strategjike të departamentit.
  • Ndjek dhe zbaton rregulloret, politikat dhe procedurat që lidhen me furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.
  • Punon në përputhje me objektivat e performancës dhe kontribuon në arritjen e rezultateve të ekipit.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Kualifikim Universitar, Fakulteti i Inxhinierise Elektrike; Fakulteti Ekonomik
  • Përvoje pune 1 vit përvojë pune në analiza, financa, energji, tregti apo fusha të ngjashme
  • Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze
  • MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës
  • Njohuri të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe rregulloreve relevante
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese;
  • Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim;
  • Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com