Home / Vende pune / FKEE: Ekspert i Jashtëm për Analizën dhe Optimizimin e Proceseve të Skemave të Digjitalizuara

FKEE: Ekspert i Jashtëm për Analizën dhe Optimizimin e Proceseve të Skemave të Digjitalizuara

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka hapur Thirrjen Publike për pranim të aplikimeve për Ekspert të Jashtëm për Analizën dhe Optimizimin e Proceseve të Skemave të Digjitalizuara në FKEE.

Ftohen ekspertët e interesuar dhe të kualifikuar të aplikojnë duke ndjekur kriteret dhe procedurat e përcaktuara në dokumentacionin e thirrjes.

🔗 Për më shumë informata klikoni në linkun: https://fkee-rks.net/mundesi-punesimi/

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Kopja e pasaportës valide ose letërnjoftimit valid (që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV) (duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me përvojën e aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet universitare (kopje e diplomës apo diplomave);
  • Dëshmitë për kualifikimet profesionale dhe përvojën e punës (kontrata, referenca ose dokumente të tjera të verifikueshme, ku specifikohen pozita, periudha e angazhimit dhe detyrat e kryera;);
  • Çertifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale (kjo certifikatë merret nga gjykata kompetente dhe duhet të jetë jo më e vjetër se sa data e publikimit të thirrjes);
  • Deklaratën e nënshkruar që nuk ka qenë anëtar i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën dymbëdhjetë (12) muajt e fundit; (Formën e deklarimit e gjeni në fund të kësaj thirrjeje si shtojca 1);
  • Deklaratën e nënshkruar që nuk ka ndonjë konflikt të interesit me rolin në fjalë; (Formën e deklarimit e gjeni në fund të kësaj thirrjeje si shtojca 2);

Dorëzimi i dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim në rolin e ekspertit të jashtëm, mund të bëhet duke filluar nga data 22.09.2026 deri më 06.10.2026 përmes postës elektronike rekrutimi@fkee-rks.net, duke specifikuar në subjekt rolin për të cilin aplikoni (Ekspert i Jashtëm).

Përzgjedhja e ekspertit të jashtëm të FKEE-së, bëhet nga Drejtorja Menaxhuese, ku Komisioni i Personelit të FKEEsë pas shqyrtimit të CV-ve dhe dokumentacionit të pranuar, do të propozojë kandidatët më të përshtatshëm për këtë pozitë.

Vetëm kandidati i përzgjedhur do të njoftohet dhe vendimi për përzgjedhje do të publikohet në uebfaqen e FKEE-së.

Pyetjet rreth procedurave dhe kushteve për aplikim, mund të parashtrohen përmes adresës elektronike: rekrutimi@fkee-rks.net.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com