Home / Lajme / Kosova / KOSTT pjesë e lansimit të iniciativës për ndërlidhje energjetike, dixhitale dhe rajonale të OECD

KOSTT pjesë e lansimit të iniciativës për ndërlidhje energjetike, dixhitale dhe rajonale të OECD

Më 9 mars 2026, Kryesuesi i Bordit të KOSTT, Dr. Gëzim Tosuni, mori pjesë në Selanik në lansimin e iniciativës “Electricity, Digital and Regional Interconnectivity in South East Europe,” organizuar nga OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development).

Në cilësinë e folësit ne panel, Dr. Tosuni paraqiti perspektivën e Kosovës lidhur me zhvillimin e infrastrukturës energjetike dhe theksoi rëndësinë e forcimit të interkoneksioneve ndërkufitare, modernizimit të rrjetit transmetues dhe avancimit të digjitalizimit për të përballuar tranzicionin energjetik dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme.

Gjatë diskutimit, z. Tosuni ngriti çështjen e bllokimit të shfrytëzimit komercial të linjës interkonektive Kosovë – Serbi, duke theksuar se, pavarësisht ekzistencës së saj fizike, mosfunksionalizimi i kësaj linje për qëllime tregtare kufizon efikasitetin e sistemit dhe pengon zhvillimin e plotë të tregut rajonal të energjisë, njofton Energy Monitor.

Kjo çështje u mbështet edhe nga pjesëmarrës të tjerë ndërkombëtarë, të cilët theksuan rëndësinë e funksionalizimit të plotë të interkoneksioneve ekzistuese për rritjen e sigurisë së furnizimit, përmirësimin e shkëmbimeve ndërkufitare dhe avancimin e integrimit në tregun evropian të energjisë.

KOSTT mbetet e angazhuar në zhvillimin e një sistemi transmetues të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të integruar, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com