Home / Lajme / Tjera / Rreth 1.8 euro në Kosovë – ky shtet aziatik ka çmimin më të lartë të naftës në botë?

Rreth 1.8 euro në Kosovë – ky shtet aziatik ka çmimin më të lartë të naftës në botë?

Nëse mendoni se pagesa prej 4 dollarësh për karburante ishte e lartë në SHBA (1.8 euro në Kosovë), mendoni për këtë qendër financiare ndërkombëtare që aktualisht ka çmimet më të larta të karburantit në botë.

Ndërsa çmimet mesatare të benzinës në Shtetet e Bashkuara kanë arritur një rekord që nga viti 2022, banorët e Hong Kongut përballen me karburantin më të shtrenjtë në botë – rreth 15.6 dollarë (13.5 euro) për gallon (3.7 litra) apo thënë ndryshe (3.6 euro për litër).

Edhe përpara se presidenti amerikan, Donald Trump të nisë një luftë ndaj Iranit – dhe të zhytë botën në një krizë historike energjie – ky qytet gjysmë-autonom kineze kishte përballuar vazhdimisht çmimet më të larta të benzinës në botë, sipas të dhënave nga GlobalPetrolPrices.com, një ueb-faqe që ndjek çmimet e energjisë, shkruan cnn.

Konflikti që përfshin shtetet prodhuese të naftës në Gjirin Persik dhe mbyllja efektive e një rruge kritike të transportit të naftës dhe gazit në Ngushticën e Hormuzit ka shkaktuar rritje globale të çmimeve të naftës gjatë muajit të fundit.

Kjo është veçanërisht e dhimbshme për Hong Kongun dhe ekonomitë e tjera aziatike, të cilat varen shumë nga energjia që buron nga Lindja e Mesme dhe transportohet përmes këtij strati.

Ndërsa pronarët e veturave private përfaqësojnë vetëm rreth 8.4 për qind të 7.5 milionë banorëve të qytetit, sipas të dhënave të përllogaritura nga Departamenti i Transportit i Hong Kongut, ekonomistët thanë se çmimet e larta të benzinës mund të shtojnë inflacionin dhe të rrisin kostot e logjistikës, të cilat më pas do të ndikojnë edhe në sektorë të tjerë.

Lideri i qytetit, John Lee, shprehu shqetësim për rritjen e çmimeve të naftës muajin e kaluar dhe premtoi të monitorojë me kujdes luhatjet e çmimeve.

Për momentin, furnizimi me energji në qytet është i sigurt, pasi Hong Kongu siguron rreth 80 për qind të produkteve të tij të naftës nga Kina kontinentale, sipas qeverisë së qytetit. /Telegrafi

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com