Home / Lajme / Kosova / ZRRE dhe Banka Botërore diskutojnë rregullat e tregut dhe kufizimin e prodhimit

ZRRE dhe Banka Botërore diskutojnë rregullat e tregut dhe kufizimin e prodhimit

ZRRE ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Banka Botërore, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në mbështetjen teknike lidhur me metodologjinë e kufizimit të prodhimit (curtailment), si dhe në përditësimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike.

Po ashtu, u trajtuan edhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e tregut, përfshirë aspektet rregullatore dhe kuadrin ligjor që mundëson operim më efikas dhe transparent të sektorit.

Nga ZRRE u theksua rëndësia e harmonizimit të mëtejshëm të legjislacionit dhe rregullave me praktikat ndërkombëtare, me synim krijimin e një tregu të qëndrueshëm, konkurrues dhe të përshtatshëm për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Institucioni vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore në forcimin e sektorit energjetik në vend.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com